DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deharin nesër e ndihmon deputetja turke, ky është skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë

10 Shkurt 2026
A A
Deharin nesër e ndihmon deputetja turke, ky është skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka mbledhur sot përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare për një takim përgatitor, në prag të seancës konstituive të Legjislaturës X, e cila do të mbahet të mërkurën, më 11 shkurt 2026.

Në këtë takim u arrit dakordim për organizimin e seancës, përfshirë renditjen e ulëseve në sallën plenare. Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti me numrin më të madh të deputetëve, do të ulet në mes të sallës, ndërsa në të djathtë të kryesuesit do të ulet PDK-ja dhe në të majtë LDK-ja. Ulëset e tjera do të ndahen për AAK-në dhe deputetët e komuniteteve joshumicë.

Po ashtu, Basha i njoftoi përfaqësuesit e partive me agjendën e seancës konstituive. Seanca do të nisë me formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, për të vazhduar me betimin e deputetëve, zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve.

Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi.

Në fund të seancës, me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë, pesë nënkryetarët e Kuvendit do të votohen në pako.

Partitë parlamentare u pajtuan gjithashtu që seanca të nisë në orën 17:00, për shkak të fjalës përfundimtare të mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, që pritet të mbahet gjatë ditës.

Kryetari i Kuvendit u kërkoi subjekteve politike që sa më shpejt të paraqesin grupet e tyre parlamentare, për të nisur më pas procedurat për themelimin e trupave punues të Kuvendit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 690)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (262)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com