DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarimet e djalit të Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ky është qëndrimi i Bolton

18 Mars 2025
A A
Deklarimet e djalit të Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ky është qëndrimi i Bolton
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër të tjerat qëndrimin e djalit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Jr, i cili është shprehur se ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte udhëzuar ndërhyrjen humanitare në Kosovë në mënyrë që të zhvendoste vëmendjen nga afera me Lewinskyn.

Bolton tha se Donald Trump i ri nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në, ndërsa deklaratat e tij mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trump në Serbi.

“Ne nuk është se kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet, është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi, por duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr, nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush pë të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bolton.

I pyetur se sa do të jetë në vëmendjen e presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe sa ndikim do të ketë Amerika në këtë çështje.

“Mund të jetë shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë vëmendjen për këtë. Jam përshirë edhe unë personalisht kur shërbeja në sigurinë kombëtare. Serbia dhe Kosova mund të jenë pranë një marrëveshje dhe kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan. nuk do ketë investime ekonomike deri sa të zgjidhen këto çështje politike. Unë e kuptoj historinë e gjatë, por të dy udhëheqësit duhet të ulen së bashku dhe ta zgjidhin këtë, ne të tjerët mund të krijojmë kushte që ata të arrijnë një marrëveshje”, tha Bolton.

Trump Jr gjatë qendrimit të tij në Serbi tha se “NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 496)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 882)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (281)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com