DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deliu-Kodra i reagon sërish Haxhiut, ia përmend kërcënimet ndaj ish-ministres Hoxha

30 Korrik 2025
A A
Deliu-Kodra i reagon sërish Haxhiut, ia përmend kërcënimet ndaj ish-ministres Hoxha
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar sërish ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, duke i thënë që t’i lë anash viktimizimet.

Në këtë postim, Deliu-Kodra ia ka përmendur edhe rastin e ish-ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kur ajo “kërcënohej me jetë” nga militantë të Vetëvendosjes më 2016.Tutje, deputetja e PDK-së tha se dy vjet më vonë, Hoxha ishte penguar teksa mbante fjalim gjatë një aktiviteti në lidhje me javën e gruas.

“Viktimizimet anash, Albulena! Le të flasim për drejtësinë që mungon. Dhurata Hoxha, ish ministre e drejtësisë, është kërcënuar me jetë nga militantët e Vetëvendosjes në vitin 2016. Gjithashtu është penguar teksa mbante fjalim gjatë një aktiviteti në lidhje me javën e gruas me datë 20.03.2018, ku para saj u pati shpalosur një baner me mbishkrimin “Dhuratë je e përlyerme krimin që e ke bërë”.

“Me të tilla forma kërcënimi, shantazhi e linçimi nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Dhurata është përballur gjatë gjithë kohës, duke i kërkuar asaj drejtësi për Astritin. Edhe Dhurata ka qenë një grua, edhe asaj i ka kushtuar shumë linçimi i vazhdueshëm publik i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Deliu-Kodra.

Për më tepër, deputetja e PDK-së tha se në atë kohë, as Haxhiu e askush nga partia e saj nuk distancoheshin nga “ato akte të shëmtuara”.Sot ministrja në dorëheqje Albulena Haxhiu kalon në sulme ndaj të gjithë atyre që protestojnë kundër Fitore Pacollit për afera korruptive. Madje edhe kundër kolegëve deputetë”, shkroi ajo.Deliu gjithashtu ia përmendi edhe rastin e Astrit Deharit, rast për të cilin, Deliu tha se është kryqëzuar ish-ministrja Hoxha.

Deputetja e PDK-së e pyeti Ministren Haxhiu se pse edhe pas pesë vitesh në pushtet, nuk ka lëvizur asgjë në rastin Dehari.

“Viktimizimin anash Albulenë! Eja flasim pak për drejtësinë për Astrit Deharin, për të cilën “kauzë” aq shumë e keni kryqëzuar dikur një grua si Dhurata Hoxha. Pse edhe pas pesë vitesh në pushtet me ju si ministre e drejtësisë nuk lëviziasgjë në rastin Dehari? Si “humbën” dhe u “gjetën” mostrat e te ndjerit gjatë mandatit tuaj”?

“Pse rezultateve të institutit zviceran i pranoni kur thonë që Astriti nuk ka vdekur siç e kanë thënë autoritete kosovare, por nuk e pranoni rezultatin tjetër kur i njëjti institut thotë që, në mostrat e Astrit Deharit nuk ka ADN të askujt tjetër? Pse partia juaj nuk e ka pranuar asnjëherë superekspertizën për rastin në fjalë që iu është ofruar gjatë kohës sa ishim ne në qeverisje? Këtopyetje duan përgjigje, jo arsyetime populiste”, u shpreh ajo.

Teksa i tha se i vjen keq që e solli në vëmendje rastin tragjik të aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, shtoi se dështimet dhe korrupsionin nuk ua mbulon asnjë lloj moralizimi.

“Më vjen keq që e solla rastin tragjik të Astrit Deharit për ta shpërfaqur fytyrën e vërtetë të pushtetit tuaj, por për këtë çështje është linçuar dhe kërcënuar një grua e pafajshme si Dhurata Hoxha. Arsyetimet dheviktimizimet anash! Dështimet dhe korrupsionin nuk ua mbulon asnjë lloj moralizimi”, ka shkruar Deliu.

KATEGORITË

  • Botë (1 089)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 976)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (437)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com