DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit

27 Shtator 2026
A A
Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit
Share on Facebook

Analisti politik Arton Demhasaj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pas takimit të kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Demhasaj ka thënë se takimi mes Hamzës dhe Kurtit është zhvilluar në orët e vona të së dielës, pak para protestës në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale.

Ai ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e PDK-së, duke theksuar se disa prej nënkryetarëve të kësaj partie kanë marrë pjesë në protestat ku ndër kërkesat është edhe shkarkimi i Donika Gërvallës.

“Çka po ndodh kështu me PDK-në? Dhe çka është kjo përbuzje ndaj vlerave të luftës?”, ka shkruar Demhasaj.

Sipas tij, Hamza një ditë më parë kishte deklaruar se PDK-ja mund të lëvizë nga qëndrimet e saj sa i përket çështjes së presidentit, ndërsa tani ka zhvilluar takim me Kurtin.

Demhasaj e ka përmendur edhe Ramush Haradinajn, duke thënë se ai mund të jetë një prej opsioneve për president.

“Pak ditë më parë, jo rastësisht, e përmenda emrin e komandantit Ramush Haradinaj për president. Ramushi doli vetë e pak ditë para se të ishte seanca në Hagë e propozoi Thaçin për president, ndërkaq sot PDK-ja e Hashim Thaçit zgjedh të negociojë me shefin e Donika Gërvallës”, ka shkruar ai.

Demhasaj ka kritikuar PDK-në për qasjen ndaj Kurtit, duke pretenduar se kjo parti po heq dorë nga qëndrimet e saj.

“Po ta respektonin pak luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit e të dorëzoheshin”, ka deklaruar Demhasaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 920)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (455)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com