DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dënohen katër tifozë të Atleticos për racizëm ndaj Viniciusit

17 Qershor 2025
A A
Dënohen katër tifozë të Atleticos për racizëm ndaj Viniciusit
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatë e Madridit ka marrë vendim sot që t’i shpall fajtor katër tifozë të cilët në orët e para të 25-26 janarit të vitit 2023, në ditën e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Atletico Madridit varën një kukull të zezë, të veshur me fanellën e lojtarit të Realit, Vinicius JR, në një urë pran qendrës së klubit mbretëror.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Real Madridi, të pandehurit kanë pranuar veprimet e tyre, kanë shprehur pendim dhe kanë kërkuar falje publike, ku secili është shpallur fajtor për urrejtje, ndërsa njëri nga ta edhe për kërcënim ndaj Viniciusit.

“Gjykata ka urdhëruar dënime me një vit e dhjetë muaj burgim për njërin nga të pandehurit dhe një vit e dy muaj për pjesën tjetër”.

“Të pandehurit do të duhet gjithashtu të paguajnë gjobat e vendosura, do t’u ndalohet të ushtrojnë profesione që lidhen me arsimin dhe sportin për tre vjet të tjera, dhe u është ndaluar t’i afrohen Vinicius Jr. brenda një rrezeje prej 1,000 metrash ose të komunikojnë me të në çfarëdo mënyre për katër vjet”.

“Për më tepër, ata nuk do të lejohen të marrin pjesë ose t’i afrohen asnjë stadiumi futbolli gjatë ngjarjeve sportive gjatë kësaj periudhe, dhe do t’u kërkohet të përfundojnë një program trajnimi mbi trajtimin e barabartë dhe mosdiskriminimin”, thuhet në njoftimin e Realit, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani, 14 persona janë dënuar penalisht për racizëm kundër lojtarëve të Real Madridit, teksa klubi mbretëror tha se do të vazhdojë të punojë për ta zhdukur çdo sjellje raciste në botën e sportit.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 561)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com