DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deputeti gjerman Hacker në mbështetje të Bedri Hamzës dhe PDK-së, qytetarëve: Votoni për ata që ndjekin rrugën evropiane

7 Shkurt 2025
A A
Deputeti gjerman Hacker në mbështetje të Bedri Hamzës dhe PDK-së, qytetarëve: Votoni për ata që ndjekin rrugën evropiane
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti gjerman në Bundestag nga radhët e FDP-së, Thomas Hacker ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Përmes një video-adresimi, Hacker u ka rekomanduar qytetarëve të Kosovës që në zgjedhjet e 9 shkurtit të votojnë Bedri Hamzën, Memli Krasniqin, Vlora Çitakun dhe Bernard Nikajn.

“Kam udhëtuar shumë herë në shtetin e mrekullueshëm të Kosovës, dhe ju, qytetarët e Kosovës, këtë të diel do të vendosni për të ardhmen e vendit tuaj. Ju do të vendosni nëse do të ndiqni rrugën evropiane apo do të mbeteni prapa. Si një liberal, mund t’ju rekomandoj vetëm miqtë e mi të dashur, Bedriun, Memlin, Vlorën dhe Bernardin nga PDK, partia liberale e Kosovës”, ka thënë ai.

Hacker ka theksuar se ata e dinë se çfarë duhet bërë për ta çuar Kosovën, hap pas hapi, drejt Bashkimit Evropian.

“Ata e dinë se çfarë duhet bërë për zhvillimin ekonomik, për arsim më të mirë dhe për bashkëpunimin me fqinjët tuaj. PDK-ja është pjesë e familjes së partive liberale në mbarë Evropën, krahas figurave të rëndësishme si Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, apo Kaja Kallas, Komisionerja e re e Lartë e Bashkimit Evropian. Prandaj, le të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Le të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian. Është vendimi juaj. Ju duhet të vendosni në ditën e zgjedhjeve. Ju uroj fat”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka falënderuar për mbështetjen.

“Faleminderit deputetit gjerman, Thomas Hacker, për mbështetjen e tij të fuqishme ndaj PDK-së dhe kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Me PDK-në në qeverisje, Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo është mbështetje e të gjitha partive simotra nga familja e madhe liberal-demokrate, që janë pjesë e ALDE-s, anëtare e së cilës me të drejta të plota është edhe Partia Demokratike e Kosovës.

KATEGORITË

  • Botë (1 113)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 127)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (67)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com