Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka bërë të ditur se për këtë fushatë zgjedhore nuk ka shpenzuar asnjë cent.
“Për korrektësi, e kam testu Facebook-un me 5€ për një postim, dhe ky mbetet shpenzimi i vetëm që do t’jetë nga xhepi im në këtë fushatë”!
Postimi i plotë:
Sa jemi te shpenzimet, 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭ë 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬 𝐦𝐨𝐬 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐧𝐳𝐮 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐧𝐠𝐚 𝐱𝐡𝐞𝐩𝐢 𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭ë!
Pra as s’kam ble kartela, as banera, as reklama, as postera, as sponzorizime në rrjete sociale! Zero! Jo që kam shumë, por ja që kam vendos mos me shpenzu asnjë cent!
E di që është sfidë në vete, por mendoj që ia vlen me provu, sepse mendoj puna ime në Kuvend dhe paraqitjet e mia gjatë tërë mandatit duhet me mjaftu për me vendos nëse e meritoj me qenë prapë deputet apo jo!
Na priftë e mbara me 1️⃣1️⃣8️⃣❤️ dhe 2️⃣2️⃣✅
P. S. Për korrektësi, e kam testu Facebook-un me 5€ për një postim, dhe ky mbetet shpenzimi i vetëm që do t’jetë nga xhepi im në këtë fushatë!