Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, tha janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje.
Ramadani shkroi se nuk do ‘lëshojnë pe’ përballë partive opozitare.
“Ne jemi të gatshëm me shkua në zgjedhje në qershor pastaj prapë në dhjetor, pastaj prapë qershor, dhjetor, qershor, dhjetor, sa herë të duan. Por nuk e kemi në plan të lëshojmë pe përballë partive që nuk e pranojnë realitetin e fitores 51% dhe nuk janë të gatshëm për zgjidhje me konstruktivitet për demokracinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
