Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Lidhur me këtë, ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se dëshmia e Clark sjell qartësi dhe drejtësi historike për veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Uroj që ata që deri më sot nuk besuan në UÇK-në dhe e ndryshuan mendimin, tash të kthehen dhe të besojnë. Clark nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme, ai vepron për të vërtetën, për Amerikën, për të drejtën e luftës dhe të drejtën e njerëzimit”, dekalroi Haradinaj.
