DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dëshmia e vëllaut të Liridona Ademajt: E gjeta Naimin shtrirë në hotel, kishte porositur drekë

14 Korrik 2025
A A
Dëshmia e vëllaut të Liridona Ademajt: E gjeta Naimin shtrirë në hotel, kishte porositur drekë
Share on FacebookShare on Twitter

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi po vazhdon dëshminë e tij sot para trupit gjykues, raporton Ekonomia Online.

Ai ka treguar se pasi mori lajmin për vrasjen e motrës së tij Liridonës, kishte kërkuar dhëndrin e tij, Naimin, atë e kishte gjetur në hotel, siç pohoi kishte porositur edhe drekë në ato momente.

”Rreth orës 11 provova të kontaktoj me Naimin sepse nuk e dinim ku ndodhej. E thirra Valon Lluken, më tha: “Merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe fol me të.” E thirra Betim Podrimqakun, më tha që Naimi është në Swiss. U nisëm me djalin e axhës, dajën dhe tezakun. Na thanë se është lart në dhomë. Ai ishte i shtrirë në shtrat, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë që i kishte porositur si drekë. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, se po e përjetonte me dhimbje”, ka dëshmuar Leonardi.

Ai ka treguar edhe momentin kur kanë shkuar në morg për ta parë motrën e ndjerë, dhe se Naimi nuk ka pranuar me pa trupin.

“I thashë: “A mundemi me shku në morg me pa Liridonën?” Më tha: “Jo, nuk na lejohet.” E thirra vetë spitalin, i thashë: “A mundemi me ardh me pa trupin?” Shkuam, erdhi edhe Naimi. Mjeku tha: “Nëse keni ndonjë problem, mundeni me mos ardh.” Naimi tha: “Kam problem me zemër, s’e di a muj me e pa”. Ai erdhi deri te dera, dhe vetëm nga dera e shikoi. Nuk hyri brenda”, ka rrëfyer Leonardi.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 638)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com