DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dështoi përpjekja e pestë e konstituimit të Kuvendit, seanca vazhdon pasnesër

23 Prill 2025
A A
Dështoi përpjekja e pestë e konstituimit të Kuvendit, seanca vazhdon pasnesër
Share on FacebookShare on Twitter

As në vazhdimin e sotëm të seancës nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës. Ishte përpjekja e pestë e dështuar për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës në seancën, që ka filluar më 15 prill, raporton Ekonomia Online.

Për të tretën herë, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk mori numrin e nevojshëm të votave.

Opozita e kundërshtoi përsëri zgjedhjen e saj, me arsyetimin se është figurë përçarëse.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e ndërprerë do të vazhdojë të premten në orën 10:00.

Kusari: S’mund të ndërrohet aq lehtë Haxhiu, ka më shumë vota se Haradinaj dhe gjithë AAK-ja

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk mund të ndërrohet me kaq lehtësi kandidatja për kryetare të Kuvendit, duke iu referuar Albulena Haxhiut, raporton Ekonomia Online. Pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës, Kusari tha se Haxhiu ka më shumë vota se Haradinaj dhe gjithë AAK-ja.

“Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit me rreth 125.000 vota. Tri herë më shumë se Ramush Haradinaj, apo dy herë më shumë se i tërë grupi parlamentar i AAK-së. Pesha politike dhe legjitimiteti i saj për kryetare të Kuvendit është e pakontestueshme. Nëse krahasohet me Memli Krasniqin, është 30.000 vota para tij”, tha Kusari.

Krasniqi: Kjo është fyerje për Kuvendin dhe qytetarët

Pas dështimit të sërishëm për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se kjo është fyerje për Kuvendin dhe qytetarët, raporton Ekonomia Online.

“Nëse tri herë dështon është fyerje për institucionin, është fyerje për qytetarët vazhdimi i qëllimshëm i bllokadës. Ne jemi të gatshëm që të votojmë një kandidat që nuk ka prapa vetes një histori të përçarjes, siç është kandidatja aktuale.

“Ky mentalitet që ne e kemi parë të shpërfaqur edhe në zgjedhje nuk kalon. Sepse edhe në zgjedhje, të vetmit që ndoshta s’kanë pasur ofertë por kanë pasur kërkesë ka qenë Lëvizja Vetëvendosje që kërkonte numër të votave. Edhe sot po vijnë po na i kërkojnë votat neve. Nuk merret vota me zor. Ne jemi këtu. Do të ishim të gatshëm edhe sot të shqyrtojmë një kandidaturë tjetër. Jemi të gatshëm të mos presim 48 orë, sepse s’është obligative të presim 48 orë. Rregullorja thotë jo më vonë se 48 orë. Do të kishim mundur të takoheshim prapë nesër, do të kishim mundur të takoheshim prapë pasdite. Le të sjellin një kandidat apo kandidate që vërtet mund të jetë më e pranueshme për opozitën”, tha Krasniqi.

Bajrami: LDK-ja s’ka votë për asnjë kandidat të VV-së për kryeparlamentar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se janë rrethana që nuk po ndryshojnë, duke theksuar se nuk janë të gatshëm që të kenë marrëveshje politike me VV-në, raporton Ekonomia Online. Deklaratën e bëri pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive.

“Janë rrethana që nuk po ndryshojnë. Nuk jemi të gatshëm që të kemi marrëveshje politike. Për LDK nuk ka asnjë kandidat, të cilin do ta votonim, për shkak se janë shkelës të vazhdueshëm të Kushtetutës. Një grup i juristëve të LDK-së tani është në proces të kallëzimit penal. Dehari nuk ka asnjë autorizim që të thërras takime. Nuk kemi qenë në takim. Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje politike me VV-në. Nëse VV ka marrëveshje me partitë e tjera atëherë i ka votat e tyre. Ne nuk kemi votë as për partnerët e VV-së”, tha Bajrami.

Haradinaj: Jemi të interesuar për zhbllokim të Kuvendit, por Haxhiu nuk është figurë unifikuese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është e interesuar për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit, por Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese, raporton Ekonomia Online.

“Sot i është përgjigjur Time Kadrija dhe deri tani i jemi përgjigjur çdo ftese të kësaj natyre. Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim edhe nga ana e VV-së. Ne jemi të interesuar që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. Nëse VV nuk ka zgjedhje tjetër, do të shohim. Në parim, zonja Haxhiu nuk është figurë unifikuese, aty qëndron edhe dallimi.

I pyetur nëse do ta votonin Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, Haradinaj u përgjigj se nuk beson se e merr votën e Aleancës, raporton Ekonomia Online.

Limaj: Kosova nuk e ka luksin të mbetet pa institucione

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shfaqi shpresën se situata politike në vend do të zgjidhet së shpejti. Ai theksoi se procesi i konsolidimit të institucioneve është i vështirë dhe kërkon angazhim nga të gjitha palët, raporton Ekonomia Online.

“Kosova nuk e ka luksin të mbetet pa institucione,” u shpreh Limaj, duke shtuar se pret që në ditët në vijim të ketë lëvizje pozitive drejt formimit të tyre.

“Shpresoj që gjërat do të ndryshojnë në vijim. Vërtet është pak një lojë nervash, por konstituimi i ka vështirësitë e veta. Besoj që në ditët në vijim të gjithë do të angazhohen për të kontribuar për të dalë nga kjo situatë dhe Kosova të fitojë institucionet e veta. Një gjë duhet ta kemi të qartë: më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është se Kosova nuk e ka luksin që të mbetet pa institucione”, tha Limaj.

Ai tha se kushdo që e fton, do të shkojë, por sipas tij, një takim me Kurtin nuk ka ndodhur.

“Jo, jo bre jo se marova t’u ju thanë. Kush të më thirrë, takohemi, kam thënë”, tha Limaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 620)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com