Një person e ka humbur jetën në Llaushë të Skenderajt. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e një zjarri atje.
Derisa sot, bëhet e ditur se një burrë ka njoftuar se e ka gjetur djalin e tij të asfiksuar dhe pa shenja jete.
Sipas ankuesit, i biri ishte me të meta mendore.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
