DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Detajet tronditëse, Thaçi: I akuzuari për spiunazh mblidhte informacione për Hashim Thaçin

21 Mars 2025
A A
Arrestohet një person në Prizren, policia gjeti në shtëpinë e tij marihuanë e kokainë
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Ardiana Thaçi ka ndarë detaje nga aktakuza që është ngritur ndaj Bedri Shabanit e Muharrem Qerimit, si bashkëpunëtorë të Shërbimit Informativ Serb (BIA).
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka treguar se hetimet e Policisë së Kosovës ndaj të cekurve më lartë ishin bërë për 11 muaj, deri në arrestimin e tyre në korrik të vitit 2024, nga gushti i vitit 2023.

Ajo shtoi se aktakuza në fjalë është shumë mirë punuar nga prokurori i rastit Besim Kodraliu.Prokurori Kodraliu ka faktuar përveç gjetjeve në terren ka bashkëpunuar shumë mirë edhe me AKI-në dhe Policinë e Kosovës. Sepse e gjitha kishte nisur në momentin kur AKI-ja kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se kishte vërejtur që për të dy si për Z.Shabani ashtu edhe për Z. Qerimin, kishte parë lëvizje të dyshimta në shkuarjen të pjesës tjetër të kufirit në Serbi”.

Ata kishin takime të cilat ishin dhjetëminutëshe apo gjysmë orë, nga ai moment ka filluar hetimi i Policisë së Kosovës, pra nga gushti i vitit 2023 deri në korrik të vitit 2024 kur janë arrestuar, janë përcjellë pra rreth 11 muaj, pra këta muaj janë përcjellë që të dy. Nga dy herë kanë bërë kalime që i ka monitoruar Policia e Kosovës, të cilat kanë rezultuar edhe si të regjistruar nga Policia e Kosovës, në pikat kufitare ose tek Dheu i Bardhë ose tek Bërnjaku”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar se Qerimi, njëri prej të akuzuarve, kishte mbledhë informacione për pozita të larta në institucionet e vendit, përfshirë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.Në rastin konkret tek Z. Shabani ai është marrë në vetura të ndryshme me tabela të Beogradit, ku ka shkuar dhe kontaktuar me ata dhe më parë është kthyer, dhe një rast konkret tjetër ka qëndruar për dhjetë minuta në territorin e Serbisë dhe është kthyer në Kosovë me autobus . Poashtu edhe Z. Qerimi ka pasë kontakte të tilla, madje madje është interesante se si Z. Qerimi i ka ruajtur të gjitha lidhjet e tija që i ka pasë me Policinë e Kosovës, me njerëz brenda AKI-së dhe me njerëz brenda Ministrisë së Brendshme, pasi ka punuar në Policinë e Kosovës si hetues deri në vitin 2011, dhe është larguar për keqpërdorim të pozitës zyrtare”.Por ai ka vazhduar t’i mbajë kontakte, dhe duke i shfrytëzuar këta njerëz që i ka pasë brenda për brenda policisë, brenda MPB-së dhe brenda AKI-së në mënyrë që t’i mbledh këto informacione dhe t’i dërgojë, mendoj se shumica e aktakuzës është e ndërtuar për Z. Qerimin, barra më e madhe është ndaj tij. Pasi, ai ka marrë informacione konkrete për presidentin e atëhershëm Z. Hashim Thaçi të cilin e quan koka e krimit, por edhe për të tjerët që kanë qenë pasë, përmendet në aktakuzë se ka mbledhur informacione edhe për ministrin e tanishëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”, ka thënë Thaçi. /Klankosova.tv

KATEGORITË

  • Botë (1 151)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 104)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (145)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (978)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com