DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

DhSK hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes për provat e Shtabit të Përgjithshëm në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

27 Qershor 2025
A A
ZPS dorëzon mocion në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, propozon pranimin e disa provave lidhur me Zonën Operative të Dukagjinit
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë hedhur poshtë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle, ka theksuar se kërkesa në fjalë kishte të bënte me apelim të një vendimi të mëparshëm të gjykatësve, me të cilin Trupi Gjykues kishte pranuar si prova dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

“Në lidhje me autenticitetin prima facie të dokumenteve, Trupi Gjykues rikujtoi në hollësi se si kishte bërë vlerësimin e autenticitetit të secilit dokument, duke marrë parasysh një numër treguesish relevantë të autenticitetit, si nënshkrimet dhe vulat, si dhe faktin se disa nga këto dokumente i ishin sekuestruar zotit Krasniqi”, tha Doyle në një konferencë për media.

I njëjti në fund shtoi: “Lidhur me kundërshtimin e Mbrojtjes se Prokuroria i dorëzoi këto dokumente për pranim në fund të paraqitjes së provave të saj, Trupi Gjykues theksoi se, përmes listës së provave materiale të dorëzuar nga Prokuroria para se të thërriste dëshmitarët e saj, Mbrojtja ishte informuar për synimin e Prokurorisë për t’i përdorur dhe për t’u mbështetur në secilin prej këtyre materialeve që në fillim të procesit”.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 001)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com