Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë dhunuar një grua.
Sipas Policisë, e njëjta është dërguar për tretman mjekësorë, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, njoftoi policia.
