DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Diskutim për ngërçin – Pushteti flet për kompromis, opozita e quan vetëgrushtshtet të Vetëvendosjes

1 Gusht 2025
A A
Diskutim për ngërçin – Pushteti flet për kompromis, opozita e quan vetëgrushtshtet të Vetëvendosjes
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri më 8 gusht për ecuritë e mëtejme u zhvendosën në takim diskutues me titull “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”, organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung (FES), Zyra në Prishtinë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), raporton Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, tha se kompromisi është i vetëkuptueshëm në politikë.

“Situata mundet me ndryshu, votat munden me ndryshu edhe përqindjet. Prandaj, nuk më ka dalë e udhës mua që të bllokohet i gjithë procesi, të bllokohet Kosova, me pasoja që mund të jenë edhe më të rënda, ditëve ose javëve që vijnë. S’më ka dalë e udhës që kjo bllokadë të realizohet dhe të shkojë kaq gjatë mbi bazën e një apo dy pretendimeve që nuk kanë bazë.

Sistemi duhet të jetë totalisht funksional. Dhe palët duhet t’i konformohen sistemit. Sepse situata mund të ndryshojë, edhe votat mund të ndryshojnë. Kompromisi duhet të jetë i vetëkuptueshëm në politikë, por kjo kërkon kulturë në politikë. Unë nuk jam që gjykata të na e trasmetojë neve një të drejtë që të merremi vesh”, tha Kraki.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se zgjedhja e kryeparlamentarit është privilegji i subjektit të parë, por përzgjedhja bëhet me shumicën e votave të Kuvendit.

“Faleminderit për mundësinë e fjalës, sepse na është mohuar tash e sa muaj në Kuvendin e Kosovës. Më lejoni të shpreh mospajtimin tim me disa gjëra që u thanë. Shteti nuk është në pauzë. Çka po shohim është që është grusht shtet. Sot derisa po diskutojmë këtu, përkundër vendimit të Gjykatës Supreme, qeveria ka uzurpuar zyrat. Dhe nuk e them këtë fjalë me lehtësi.

Për mua Kuvendi është vend ku kemi shpallur pavarësinë, kemi ndërtuar institucione dhe kryesisht z. Kraki me konsensus. Çka e ka definuar Kosovën ka qenë pikërisht ideja e konsensusit. Që nga Rambujeja e tutje të gjitha vendimet e mëdha janë miratuar si rezultat i pjekurisë politike. Në Kosovë ideja e konsensusit është rrënuar pikërisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Pra, ideja e konsensusit në Kosovë ka ekzistuar, është praktikuar dhe është rrënuar. Nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndonëse privilegji i takon subjektit të parë zgjedhjen e kryeparlamentarit, përzgjedhja bëhet me shumicën e votave të kuvendit të Republikës”, tha Çitaku.

“U fol edhe për efektet e shumta që prodhon moskonstituimi i institucioneve. Tash kemi humbur dhjetëra miliona euro për shkak të paparashikueshmërisë politike. Parashikueshmëria është kusht për zhvillim. Secili prej nesh e njeh nga një ndërrmarrës të vogël për shkak të papërballueshmërisë së cmimit të energjisë elektrike”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ngërçin politik e cilësoi vetë grusht-shtet.

“Nuk është që nuk hezitova, sepse nuk është se kemi çfarë te themi më ndryshe nga ajo që kemi thënë deri më tani. Nuk mendoj që është vetëm grushtshtet, por është vetëgrushtshtet. Partia në pushtet po dëshiron të jetë vetë në detyrë nga rezultatet që i ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në katër vjet mandat e kemi pasur përvojën që nuk e kemi pasur asnjëherë. Në legjislaturën e fundit nuk ka ndodhur që të pranohet as edhe një amendament nga partitë në opozitë. Ku është demokracia këtu?
Që të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm partia që e ka marrë shumicën e votave nuk ka ranuar të bëjë kompromis. Ata insistojnë që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se çdo gjë”, tha Bajrami.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha se përgjegjësinë më të madhe për bllokadën në Kuvendin e Kosovës e ka partia e parë Vetëvendosje.

“Partitë politike do të duhej të reflektonin dhe pa pikë dyshimi këtu përgjegjësia bie në bazë të fuqisë politike që secila parti politike ka në Kuvendin e Kosovës. Këtu nuk amnistohet, por përgjegjësinë më të madhe e ka Lëvizja Vetëvendosje me 48 deputetë, të cilët do të duhej të gjenin një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik që besoj se është duke kaluar në një kaos institucional. Sa më shumë vonohemi, pasojat do të jenë më pak të rikuperueshme.

Vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, e cila ka përcaktuar në mënyrë të qartë që ushtrimi i pozitës së deputetit dhe ministrit njëkohësisht është në papajtueshmëri me Kushtetutën dhe Ligjin, Ministrat dhe kryeministri çdo vendim që e marrin, e bëjnë në kundërshtim me ligjin”, tha Miftaraj.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) tha se a do të ishte i pranueshëm edhe z. Dehari me dhjetëra shkelje që i ka.

“Gara nuk ka qenë kush po i formon institucionet por kujt po i mbetet faji për mosformimin e tyre. Unë besoj që zgjidhja e Gjykatës Kushtetuese nuk do ta zgjidhi problemin e që është mendësia e kompromisit”, tha Cakolli.

Deputeti i AAK-së,Lahi Brahimaj, tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe deputetët e tij kanë interes ta mbajnë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve.

“Pse nuk duhet Albulena? U dhanë shumë arsye dhe kemi ofruar të gjithë emra alternativë. Por interesi i VV-së nuk ka qenë formimi i Parlamentit. Sepse nga 54 seanca, mbi 50 prej tyre kanë qenë jo të plota për shkak të mungesës së deputetëve të VV-së. Edhe nëse do t’i kishin numrat, gjithmonë mungonin dy ose tre deputetë të tyre. Kjo tregon qartë që nuk kanë qenë të interesuar.

Aleanca, që nga dita e parë, ka propozuar zgjidhje. Unë personalisht kam propozuar dy emra: zonjën Shqipe Selimi dhe zonjën Saranda Bogujevci. Më vonë, edhe z. Haradinaj, duke parë situatën, e ka propozuar z. Glauk Konjufca. Partitë e tjera po ashtu kanë ofruar shumë zgjidhje, por gjithmonë është insistuar në kandidaturën e zonjës Haxhiu”, tha Brahimaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 089)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 039)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (438)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com