Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë intervistat e dhëna për mediat ndërkombëtare përgjatë mandatit të saj si presidente.
Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, Osmani ka deklaruar se qëllimi i këtyre intervistave ishte mbrojtja e Kosovës dhe fuqizimi i zërit të popullit, shkruan Insajderi.
“Në çdo intervistë ndërkombëtare, me një qëllim të qartë: mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit tonë”, thuhet në shkrimin e së parës së vendit.
Osmani ka shpërndarë këtë material në rrjete sociale në kohën kur opozita dhe partia në pushtet po zhvillojnë diskutime lidhur me zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Kanë ngelur vetëm nëntë ditë nga afatet kushtetuese për zgjidhje të çështjes së të parit të vendit.
