Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile, ka shprehur mirënjohje të thellë për zjarrfikësit me rastin e 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.
Ai theksoi guximin, përkushtimin dhe sakrificën që këta heronj të heshtur tregojnë çdo ditë për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve, pavarësisht kushteve të vështira të punës.
“Zjarrfikësit në Kosovë, edhe pse përballen me mjete të vjetruara dhe paga të ulëta, janë gjithmonë në gatishmëri dhe në shërbim të qytetarëve. Mirënjohje dhe respekt pa fund për gjithçka që bëni,” u shpreh Ahmeti.