DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Donika Gërvalla fotografinë e Hashim Thaçit në MPJD e gjuan në mbeturina (PAMJE)

11 Mars 2026
A A
Donika Gërvalla fotografinë e Hashim Thaçit në MPJD e gjuan në mbeturina (PAMJE)
Share on FacebookShare on Twitter
Për katër vjet, Donika Gërvalla udhëhoqi me Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës.

Para se të ketë ndonjë angazhim në diplomaci, huqjeve me flamuj e deklarata, Gërvalla duket se e ka ende një betejë. Atë me Hashim Thaçin edhe pse ky i fundit që 5 vite e gjysmë gjendet në paraburgim në Hagë.

Përveç me deklarata të ndryshme kohëve të fundit, Donika Gërvalla ka vazhduar edhe me vepra.

Gazeta Nacionale ka siguruar fotografinë zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila sipas protokollit, duhej të qëndronte nëpër ministri deri në fund të mandatit.

E njëjta fotografi, ka përfunduar në mbeturina në hapësirat e një bodrumi në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës.

Në fotografinë e siguruar nga mediumi në fjalë, shihet se imazhi i Thaçit është vendosur në bodrum, skaj shumë dokumenteve, televizorëve, letrave e dosjeve të cilat janë të papërdorshme.

Fotografia e siguruar është shkrepur para një javë, brenda hapësirave të MPJD-së, të cilat sot i drejton Glauk Konjufca.

Ajo që dihet është se pasi Thaçi shkoi në Hagë, e Vjosa Osmani u bë presidente, fotografitë e kësaj të fundit janë vendosur, përderisa ato të Thaçit janë larguar. Megjithatë, përdhosja e fotografive në këtë formë, është jashtë protokolleve zyrtare.

E në fakt, sulmet e Donika Gërvallës ndaj Hashim Thaçit nuk janë ndalur për asnjë moment. As në kohën kur ai ndodhet në paraburgim.

Para disa muajsh Gërvalla tha se zgjedhja e Thaçit president ka qenë e gabuar.

“E dini shumë mirë në atë kohë kur u votua Thaçi president, si ka qenë atmosfera, e dini sa aktuale kanë qenë temat e vrasjeve të pasluftës. Ato muaj e ato javë që diskutohej zgjedhja, konsideroj edhe sot që zgjedhja e Hashim Thaçit president ka qenë prej gabimeve të pariparueshme për vendin tonë”, tha ajo në T7.

E sikur Gërvalla, është edhe nëna e saj, Suzana. Ajo kishte pëlqyer një lajm në rrjete sociale, ku Hashim Thaçi akuzohej për planifikim e kryerje të vrasjeve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 445)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 091)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (247)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com