Vajza e Enver Malokut reagon ndaj debatit për figurën e presidentit historik, mes LDK-së dhe GUXO-s.
Doruntinë Maloku, ish-deputete e LDK-së dhe vajza e veprimtarit të vrarë Enver Maloku, ka reaguar në rrjete sociale duke publikuar një fotografi të Ibrahim Rugovës me Enver Malokun, të shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj atyre që, siç thotë ajo, po e përdorin filozofinë rugoviste pa e ndjekur kurrë.
“Presidenti historik Rugova është i krejt Kosovës, por trashëgimia e tij politike është vetëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka përplot të atillë që i janë larguar LDK-së pikërisht për shkak të Rugovës, e pas vdekjes së tij, por edhe sot, paturpësisht thirren në filozofinë e tij politike, të cilën dikur nuk e vlerësuan e as nuk e ndoqën.”
Reagimi i Malokut vjen në vazhdën e debatit të ditëve të fundit mbi rolin e Rugovës dhe përkatësinë e trashëgimisë së tij politike.
