DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Drejtori i “Golden Eagle”: Rritja e pagave, kyçe për të ndalur ikjen e të rinjve

24 Maj 2025
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “Golden Eagle” nuk po përballet me valën e madhe të largimit të punëtorëve jashtë vendit. Drejtori i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se përgjegjësinë për këtë fenomen e mbajnë vetë punëdhënësit dhe nënvizoi nevojën për rritje të pagave.

“Për fat të mirë, kompania jonë nuk e ka një problem të tillë, por sigurisht që lëvizje të stafit ka. Por është brenda suazave normale, madje nën mesataren e tregut vendor. Në Kosovë ka lëvizje të punësuarve rreth 20 për qind, kurse kompania jonë ka pasur lëvizje më pak se 5 për qind. Sigurisht që kjo është shqetësuese, por pjesën e përgjegjësisë e bartim ne si punëdhënës, sepse me të vërtetë duhet të rriten pagat, sepse arsyeja kryesore pse të rinjtë po mërgojnë janë sigurt pagat. Ne duhet të bëjmë përpjekje që këta njerëz t’i ruajmë, derisa i kemi, sepse nesër do të detyrohemi që punëtorët e huaj t’i paguajmë, ndoshta me paga më të larta. Besoj se shumica prej kompanive janë në gjendje të paguajnë edhe më shumë, në mënyrë që të ketë strukturë të të rinjve, sepse me të vërtetë Kosova mund të ketë punëtorët më të mirë. Pavarësisht nga mungesa e përvojës, shkollimi dhe mosha e re e tyre tregon që ne kemi nevojë për ta dhe duhet të bëjmë çmos që t’i ruajmë”, tha Palushi.

Ai vë në pah se Kosova ka potencial të madh të të rinjve dhe duhet bërë çdo përpjekje për t’i mbajtur në vend.

“Kjo vërehet edhe në regjistrimin e popullatës që tregoi rënie të numrit të banorëve të Kosovës. Kjo, për fat të keq, duket një trend pothuajse në vendet e Ballkanit, për shkak se njerëzit me shumë të drejtë kërkojnë më mirë dhe dallimi në mes zhvillimeve ekonomike të vendeve qëndron. Një pagë në Perëndim është shumë më e lartë se kjo që ofrohet në Kosovë, por edhe në rajon. Ky trend do të vazhdojë, por mund të zvogëlohet. Besoj që ne mund të ofrojmë një pagë mesatare rreth një mijë euro, e cila ndoshta do të ishte një mundësi që të punësuarit të mos mendojnë të largohen nga vendi ynë”, tha biznesmeni.

Ai bëri të ditur se 15 punëtorë janë kthyer nga mërgimi dhe janë ripunësuar në kompaninë e tij.

“Aseti më i madh i një kompanie janë punëtorët. Numri i të punësuarve është mbi 450. Pjesa më e vështirë është të menaxhosh njerëz, por duhet vlerësuar. Pjesën më të madhe të jetës e kalojmë në kompani, prandaj janë vlerë e shtuar e çdo kompanie. Në rastin e kompanisë sonë janë së paku 15 punëtorë, të cilët janë kthyer nga mërgimi dhe janë ripunësuar tek ne”, tha për EO, Palushi.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 189)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com