DTV Media po zgjeron programacionin me një format të ri televiziv, “FORUM”, i cili synon të sjellë në ekran diskutime, analiza dhe debate mbi zhvillimet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore në vend.
“FORUM” nis sonte, në ora 20:30, duke sjellë një hapësirë të re televizive për debat, analiza dhe përballje të këndvështrimeve mbi temat më aktuale të ditës.
Emisioni do të drejtohet nga moderatorja Nora Mavriqi, ndërsa pjesë e këtij formati do të jenë tre emra të njohur të skenës publike kosovare: Visar Ymeri, Dardan Sejdiu dhe Dukagjin Gorani.
Visar Ymeri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe analist politik, ka një përvojë të gjatë në politikë dhe në media. Në “FORUM”, ai do të sjellë analizën dhe perspektivën e tij mbi zhvillimet politike dhe çështjet aktuale.
Pjesë e ekipit do të jetë edhe Dardan Sejdiu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe analist politik, i njohur për përvojën e tij në politikë dhe ekonomi. Kontributi i tij do t’i japë emisionit një dimension të veçantë në trajtimin e zhvillimeve ekonomike dhe ndikimit të tyre në shoqëri.
Në panel do të jetë edhe Dukagjin Gorani, analist dhe komentator i njohur, i cili prej vitesh është pjesë e debatit publik dhe televiziv në Kosovë. Ai do të sjellë në “FORUM” analizën dhe këndvështrimin e tij mbi zhvillimet politike dhe shoqërore në vend.
“FORUM” synon të jetë një hapësirë ku temat më aktuale diskutohen përmes argumenteve, analizës dhe përballjes së këndvështrimeve, duke sjellë në fokus politikën, ekonominë dhe zhvillimet shoqërore.
