Analisti dhe publicisti Dukagjin Gorani, në emisionin “FORUM” në DTV Media, ka komentuar mënyrën se si, sipas tij, politika po i përdor masat ekonomike në raport me qytetarët dhe proceset zgjedhore.
Gorani tha se rroga e 13-të po përdoret si një instrument për të ndikuar te votuesit, duke e lidhur këtë me mënyrën se si partitë politike kërkojnë të ruajnë mbështetjen e qytetarëve.
“Rroga e 13-të po u jepet për të ndikuar se si ata do të votojnë nesër”, deklaroi Gorani në “FORUM”.
Kjo deklaratë vjen në vazhdën e kritikave të tij të mëparshme për mënyrën se si funksionon politika në Kosovë.
Gorani tutje ka thënë se takimet mes liderëve politikë, janë shndërruar në “transaksione” për poste, në vend të diskutimeve për vlera dhe parime.
Gorani ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, partitë po e trajtojnë qytetarin në prag të zhvillimeve të reja politike dhe zgjedhore, duke ngritur pyetjen nëse vendimet dhe premtimet ekonomike po shërbejnë edhe si mjete për ruajtjen e mbështetjes politike.
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik u përfshi në buxhetin e vitit 2026 dhe u ekzekutua më 31 mars për rreth 85 mijë punonjës.
