Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është përfshirë në disa afera korruptive, përfshirë dy blerje banesash në njërën nga lagjet më të shtrenjta në Kosovë, “Marigona Hill”.
Ai ka deklaruar se nuk e di se sa i kanë kushtuar këto pasuri, ndërkohë që është përfolur për kredinë që ka marrë, e cila është më e lartë se të hyrat e tij, njofton Klankosova.tv.
Një tjetër skandal që pati dalë në dritë, ishte licencimi i një laboratori inekzistent gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Ky laborator ka qenë në pronësi të Edmond Hajrizit, pronarit të UBT-së, dhe ka ofruar testime për COVID-19 me çmime të larta, duke varjuar nga 15 deri në 30 euro për testin e hundës, ndërkohë që laboratori as nuk ka ekzistuar.
Përveç kësaj, janë përmendur marrëdhënie të dyshimta me kompani që kanë përfituar nga kontrata të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë “Rrugën e Kombit”, një projekt i lidhur me dajën dhe këshilltarin e tij.
Një marrëveshje e tillë është raportuar të ketë shkuar deri në 30 mijë euro, dhe ka ngritur dyshime po ashtu mbi ligjshmërinë e kontratave të tjera njëburimore që kanë kapur vlerën e 300 mijë eurove./Klankosova.tv.