Dy persona janë plagosur si rezultat i të shtënave me armë zjarri në rrugën “Hasan Murati” në Pejë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar për KosovaPress, se me këtë rast është arrestuar edhe një person, pa dhënë më shumë detaje. Ai tha se motivet e këtij incidenti janë ende të paqarta.
“Një incident ka ndodhur sot në orën 16:15, pranë Gjykatës Themelore dhe Qendrës për Paraburgim në Pejë. Janë dy të plagosur. Motivet e rastit ende nuk dihen. Një i dyshuar është arrestuar menjëherë pas rastit”, ka thënë Gashi.
Mësohet se njëri nga të plagosurit është dërguar në sallën e operacionit, ndërsa tjetri në QKUK Prishtinë.