DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E hetoi drogën, fajdet e krimin e organizuar – Ersan Qavolli, prokurori i rasteve të rënda që avancon në Zyrën e Kryeprokurorit

30 Shtator 2026
A A
E hetoi drogën, fajdet e krimin e organizuar – Ersan Qavolli, prokurori i rasteve të rënda që avancon në Zyrën e Kryeprokurorit
Share on Facebook

Nga rastet e fajdeve te aksionet për shkatërrimin e plantacioneve të mëdha të kanabisit, prokurori Ersan Qavolli për disa vite ka qenë një nga emrat e angazhuar në hetimin e rasteve të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Tashmë, pas disa vitesh në këtë prokurori, Qavolli është avancuar në pozitën e prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Prokuroria Themelore në Pejë e përcolli me mirënjohje, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tij profesional ndër vite.

Qavolli ishte emëruar prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë më 22 janar 2018. Në vitet e fundit ai ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryeprokurorit të kësaj prokurorie.

Një pjesë e punës së tij është përqendruar në Departamentin për Krime të Rënda, ndërsa përvoja e tij në fushën penale është dëshmuar edhe përmes angazhimit si trajner në Akademinë e Drejtësisë në fushën e veprave penale të narkotikëve dhe substancave të tjera.

Plantacionet e drogës dhe kërcënimet

Emri i Qavollit është bërë veçanërisht i njohur në disa prej aksioneve të mëdha kundër drogës në rajonin e Pejës.

Në shtator të vitit 2024, Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës realizuan një aksion të madh antidrogë.

Sipas deklarimeve të Qavollit, gjatë operacionit “Vera 2024” u shkatërruan dy plantacione të mëdha me 2,850 bimë marihuane dhe u sekuestruan rreth 500 kilogramë drogë që ishte duke u tharë.

Pas përpunimit të plotë të sasisë, Qavolli deklaroi se ishin sekuestruar 1,035 kilogramë narkotikë dhe se, së bashku me bimët e shkatërruara, sasia totale e drogës kalonte dy tonë, me një vlerë të vlerësuar mbi pesë milionë euro. Ai tha se në rast ishin identifikuar disa persona të dyshuar, përfshirë edhe shtetas të Shqipërisë.

 

Por hetimet për këto raste nuk u shoqëruan vetëm me aksione dhe arrestime.

Qavolli dhe familjarët e tij u kërcënuan në lidhje me hetimet për sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

Kërcënimet u raportuan publikisht edhe në kohën kur hetimet për plantacionet dhe personat e dyshuar po vazhdonin.

Pikërisht për shkak të natyrës së rasteve që trajtonte, ai ishte vendosur në fokus të këtyre operacioneve si prokuror i Departamentit për Krime të Rënda.

 

 

Ai gjatë këtij viti ka futur prapa grilave edhe një grup mirë të organiuar të fajdeve.

Fajdet – nga denoncimi i një qytetari te hetimet e fshehta

Një tjetër fushë në të cilën Qavolli është marrë me hetime janë rastet e fajdeve.

Në vitin 2021, një qytetar nga Peja kishte raportuar se ishte futur në fajde dhe se borxhi i tij ishte rritur në mënyrë të konsiderueshme. Rasti, i raportuar fillimisht në media, kishte përfunduar në Prokurorinë e Pejës dhe ishte marrë nga Qavolli.

Pas intervistimit të viktimës, Prokuroria kishte kërkuar masa të fshehta të hetimit.

Qavolli kishte treguar publikisht se në këtë rast ishin përdorur blerja e simuluar, fotografimi i fshehtë dhe monitorimi i bisedave, për të dokumentuar mënyrën se si funksiononte fajdeja.

Hetimi më pas çoi në arrestime dhe procedim penal.

Në një tjetër rast, në qershor të vitit 2024, Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, arrestoi katër persona nën dyshimet për fajde, detyrim dhe rrëmbim. Operacioni ishte zhvilluar nën udhëheqjen e prokurorit Ersan Qavolli.

Sipas raportimeve, dyshohej se ishin dhënë 120 mijë euro me fajde, ndërsa ishte kërkuar kthimi i 240 mijë eurove.

Këto raste e kanë bërë Qavollin një prej prokurorëve të njohur publikisht për trajtimin e rasteve të fajdeve në rajonin e Pejës.

Jo vetëm në zyrë – pjesë e aksioneve në terren

Një element që e ka dalluar paraqitjen publike të Qavollit ndër vite ka qenë edhe prania e tij në disa prej aksioneve të mëdha të Policisë dhe Prokurorisë.

Në rastin e aksionit antidrogë të vitit 2024, ai doli publikisht për të dhënë detaje mbi sasinë e drogës së sekuestruar, plantacionet e shkatërruara dhe numrin e personave që po kërkoheshin.

Në raste të tjera, ai ka folur për mënyrën se si janë zhvilluar hetimet dhe masat e fshehta, duke dhënë informacione për publikun në atë masë që nuk cenonte hetimet.

Nga Peja drejt Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Pas më shumë se tetë vitesh nga emërimi i tij si prokuror në Pejë, Qavolli tashmë ka kaluar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Më 25 shtator 2026, Prokuroria Themelore në Pejë organizoi ceremoninë e përcjelljes së tij. Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj i ndau mirënjohje për punën dhe kontributin profesional, ndërsa kolegët e uruan për detyrën e re.

Avancimi i tij vjen pas një periudhe në të cilën emri i tij ishte lidhur me disa prej rasteve më të ekspozuara të Prokurorisë së Pejës – nga hetimet për fajde e deri te operacionet kundër plantacioneve të mëdha të drogës.

Tashmë, përvoja e krijuar në Departamentin për Krime të Rënda në Pejë do të vazhdojë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 123)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (462)
  • TV (102)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com