DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E rëndë në Tiranë, babai vret me thikë djalin

1 Shkurt 2025
A A
Theret me thikë këngëtari i njohur shkodran
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku babai ka goditur me thikë për vdekje djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një banesë tek Kodra e Priftit, ku babai 74-vjeçar ka qëlluar me thikë djalin e tij.

Viktima është identifikuar si Asim Gjoni, ndërsa babai është Hekuran Gjoni.

Krimi ka ndodhur në banesën që ndodhet në rrugën “Ilia Shyti” te zona e Kodrës së Priftit. Referuar të dhënave, babai Hekuran Gjoni ka qëlluar me thikë djalin e tij, Asim Gjoni, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

74-vjeçari Hekuran Gjoni dhe djali i tij, Asimi, 37-vjeçar, janë përfshirë në një debat mes tyre, që duket se ka precipituar në përdorimin e një thike. Dyshimet janë se djali 37-vjeçar ka nisur të bëjë shaka me babain e tij, gjë që duket se ka nxehur gjakrat. Dhe në kushtet kur të dy ishin të dehur, babai ka rrëmbyer një thikë dhe ka qëlluar të birin.

Raportohet se si babai ashtu edhe djali kanë qenë në gjendje të dehur. Autori i dyshuar i krimit ka pranuar autorësinë para policisë, e cila e ka shoqëruar pak minuta pas krimit.

Tiranë/Informacion paraprak

“Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

KATEGORITË

  • Botë (1 136)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 444)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (856)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com