DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E rëndë: Nëna nga Mitrovica thotë se djali i saj po rrahet e kërcënohet nga bashkëmoshatarët tij, denoncon rastin në Polici

31 Janar 2025
A A
E rëndë në Podujevë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal
Share on FacebookShare on Twitter

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë apo edhe prindërit shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave apo edhe në afërsi të tyre.

E një ngjarje aspak e këndshme, ku një fëmijë po torturohet dhe po dhunohet nga bashkëmoshatarët e tij, po ndodh në Mitrovicë, ku prindi i tij është detyruar të ankohet në Polici.

Bëhet fjalë për një 11-vjeçar që merr mësimet në shkollën fillore “Abdullah Shabani”.

“Djali im prej kohësh rrahet, shantazhohet, ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta, nga disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle, kësaj moshe dhe kësaj komune.

Ankesa ime si nanë vetushqyese dhe kujdestare e vetme e tij që nga lindja e deri më tani është se: shqetësimin për tim bir e kam ngritur tek prindërit e këtyre fëmijëve, tek drejtori i shkollës, tek kujdestarja e klasës. Mirëpo, kjo ngjarje sot ka arritur në përmasa më të mëdha ku djali im dhe unë sot gjatë ditës jemi paraqitur edhe në stacionin policor Mitrovicë”, shkruan prindi.

Tutje, nëna e tij thotë se edhe pasi është vendos djali i saj në paralele tjetër, po i njëjti fëmijë problematik me disa fëmijë të tjerë kanë shkuar në paralele ku është djali i saj dhe kanë ushtruar dhunë fizike.

Gjithashtu, ajo ka treguar një rast tjetër, ku ditën e sotme, djalin e saj e kanë shantazhuar se duhet t’ua mbajë cigaret elektrike në çantën e tij, teksa pas refuzimit, ata e kanë goditur, duke iu vërsulur edhe fëmijë të tjerë.

Nëna ka bërë ditur se pas ankesës së saj dhe takimit me prindër i ka reaguar drejtori i shkollës, që sipas saj e ka normalizuar këtë torturë ndaj djalit të saj, duke i thënë me fjalët “A je e vetëdijshme me kë po rrokesh, janë familje problematika”.

Më poshtë postimi i saj:

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 170)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com