DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin fatal në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj

20 Prill 2025
A A
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin fatal në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, afër rrethit te KFC-ja në Llapnasell.

Gazeta raportoi se në vetëaksident me pasoja fatale, ka humbur jetën Leonard Avdyli, rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se ishte në timon në momentin kur vetura ka dalë nga rruga.

Gazeta ka siguruar një fotografi të të riut, i cili humbi jetën tragjikisht.

I ndjeri siç merr vesh Gazeta ka pasur nënshtetësi zvicerane, dhe merret vesh se ka jetuar atje.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, por ende nuk kanë treguar për kohën e varrimit të të ndjerit.

Në veturë ndodhej edhe një pasagjere e cila ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Automjeti i përfshirë në aksident është një Shkoda, i cili për arsye ende të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është aksidentuar rëndë.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është duke zhvilluar ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Ndërsa, lajmin për Gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë në orët në vijim.

KATEGORITË

  • Botë (1 038)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 338)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (65)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com