DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Edhe Mihali si të tjerët sulmon Gjyqësorin – S’durohet pa përmendur qeveritë Thaçi, Haradinaj e Hoti

16 Korrik 2025
A A
Edhe Mihali si të tjerët sulmon Gjyqësorin – S’durohet pa përmendur qeveritë Thaçi, Haradinaj e Hoti
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ka sulmuar sistemin gjyqësor, pasi që gjykata Supreme ka marrë vendim përmes të cilit ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 që lidhet me përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve fiskalë elektronikë.

Mihali në reagimin e saj ka thënë se gjyqësori e sistemi prokurorial po thirren në pavarësia e gjyqësorit, të cilën, ajo e ka konsideruar si strehë e ‘’vjetruar që ju fut ujë nga të gjitha anët’’.

Më tej, Mihali, ka përmendur edhe qeveritë e kaluara, si ajo e Thaçit, Haradinajt dhe Hotit, si qeveri që kanë pasur dhjetëra udhëzime administrative të miratuara.

Postimi i saj:

Si zakonisht kur nuk ka çfarë të thuhet për thelbin e çështjes organet e sistemit gjyqësor a prokurorial kthehen tek streha e vjetër, e vjetruar që ju fut ujë nga të gjitha anët: pavarësia e gjyqësorit.

Edhe Gjykata Supreme sot paska thënë:

“ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.”

dhe

“të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”

A është e vërtetë dhe pohimi tjetër pra:

ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e ekzekutivit-qeverisë.”

dhe

“të gjitha institucionet, përfshirë sistemin gjyqësor, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e ekzukutivit-qeverisë si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”

Që kur ka filluar në Republikën e Kosovës që të kontestohet nxjerrja e Udhëzimeve Administrative nga Ministrat në detyrë?

Apo qëkur Albin Kurti është Kryeministër?

Sepse gjatë qershor – tetor 2014 Qeveri Thaçi ka dhjetra udhëzime administrative të miratuara, gjatë gusht 2019-shkurt 2020 Qeveria Haradinaj ka dhjetra Udhëzime Administrative të miratuara dhe madje Qeveria antikushtetuese Hoti ka Udhëzime Adminsitrative të miratuara edhe pas vendimit të Kushtetueses.

Edhe ne kemi qenë në opozitë kemi bërë vetëm thirrje publike pra në kuptimin politik që qeveritë në detyrë të përmbahen nga vendimet e mëdha kur rezultati zgjedhor dihej që kishte ndryshuar dhe të njëjtit nuk do të ishin në qeveri.

Po tendenca e përgjithshme e kupolës së gjyqësorit dhe prokororialit është disiplinimi në kurriz të së resë që përfaqëson Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij dhe hapja e vendit për status quo e së vjetër bij të së cilës janë dhe krejt këta profesionistë qelibar, idhtarë të arbitraritetit ekstrem.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 708)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com