Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të Faruk Jusufit.
Jusufi u qëllua për vdekje me armë zjarri nga vëllai i tij, pasditën e sotme në Bokshiq të Klinës.
Në një telegram, Elezaj deklaroi se Jusufi, si atdhetar i madh që ishte, dha një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.
“Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë si një person të respektuar dhe të dashur.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur!” shkroi Elezaj.
