DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Elezi për votat e diasporës: Rezultatet e votimeve në ambasada dalin shpejt, pastaj fillojmë me 63 mijë zarfet

26 Shkurt 2025
A A
Elezi për votat e diasporës: Rezultatet e votimeve në ambasada dalin shpejt, pastaj fillojmë me 63 mijë zarfet
Share on FacebookShare on Twitter

Numërimi i votimeve në konsulata dhe ambasada në 19 shtete është duke u bërë dhe rezultatet përfundimtare të atyre rreth 15 mijë votave do të dalin edhe uebfaqen zyrtare, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Pas atyre në konsulata, pritet të fillojë edhe numërimi i 63 mijë zarfeve të dërguara me postë nga diaspora kosovare, njoftoi Elezi.

“Siç e dini, procesi i votimit më 8 shkurt është organizuar në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Procesi i numërimit është transparent dhe vëzhguesit e akredituar janë njoftuar me kohë. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, u shpreh Elezi.

“Gjithashtu, pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, po planifikojmë që të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Sipas të dhënave, pas procesit të vlerësimit, janë aprovuar më shumë se 63 mijë zarfe të supozuara me fletëvotime që do të numërohen. Dhe pasi të përfundojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, në proces të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendvotime dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Prapa nesh janë 11 tavolina të numërimit të votimit dhe janë më shumë se 15 mijë votime dhe është e pamundur të dijmë se sa mund të zgjasë. Besohet se do të bëhet në kohën sa me shpejtë”, ka thënë ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 362)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com