Çifti Macron paraqiti një pamje krejtësisht të ndryshme pas largimit të tyre nga Vietnami.
Emmanuel dhe Brigitte Macron i ngjitën së bashku shkallët e avionit presidencial, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur. Me të mbërritur në Xhakarta të Indonezisë, ata zbritën shkallët duke u kapur fort me njëri-tjetrin.
Një ditë më parë, pamjet e drejtpërdrejta nga mbërritja e tyre treguan Brigitte Macron duke goditur me shuplakë burrin e saj.
Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte të gjithë çështjen, duke thënë se e pamë çiftin në një moment relaksi dhe të butë. Kjo u tha edhe në deklaratat e presidentit francez, i cili dënoi “teoritë” në lidhje me të dhe gruan e tij.
Pas ngjarjes, u vu re një tension mes çiftit. Brigitte Macron refuzoi t’i jepte dorën burrit të saj dhe zbriti shkallët duke u mbajtur pas parmakut.