DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Erdogan dhe Putin zhvillojnë një bisedë telefonike, zbardhen detaje nga diskutimi mes tyre

28 Mars 2025
A A
Erdogan dhe Putin zhvillojnë një bisedë telefonike, zbardhen detaje nga diskutimi mes tyre
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, ku u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale e globale. Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë për zgjidhjen e çështjeve rajonale.

Gjatë bisedës, presidenti turk deklaroi se Turqi po e ndjek me kujdes procesin për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje për negociatat e paqes, duke përfshirë edhe mikpritjen e tyre në Turqi.

Sipas mediave turke, në lidhje me sigurinë e lundrimit tregtar në Detin e Zi, Erdogan nënvizoi se hapat e vullnetit të mirë do të ndihmojnë procesin e paqes dhe riafirmoi angazhimin e Turqisë për të parandaluar shndërrimin e Detit të Zi në një zonë konflikti.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte situata në Siri. Erdogan theksoi se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Rusisë është thelbësor për arritjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke ruajtur tërësinë territoriale të Sirisë, shkruan Anadolu Agency.

Erdogan vuri në dukje rëndësinë e kundërshtimit të përpjekjeve për të nxitur ndasi etnike dhe sektare dhe theksoi nevojën për të punuar së bashku për heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Sirisë.

“Presidenti turk përsëriti qëndrimin e tij se burimet natyrore të Sirisë duhet t’i përkasin qeverisë siriane dhe se Turqi mbështet integrimin e “Forcave Demokratike Siriane” në administratën qendrore. Gjithashtu, ai theksoi se eliminimi i plotë i organizatave terroriste nga Siria është kyç për stabilitetin e vendit”, përfundon Anadolu.

KATEGORITË

  • Botë (977)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 403)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com