DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Euronews shkruan për sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë ushtarake

14 Shkurt 2025
A A
Euronews shkruan për sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë ushtarake
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të FSK-së në forcë me kapacitete ushtarake pritet të përfundojë në vitin 2028. Megjithatë, ky zhvillim ka hasur në kundërshtime të forta nga Serbia dhe ka nxitur diskutime brenda NATO-s dhe BE-së.

Në kontekstin e tensioneve të rritura në Ballkan dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë, çështja e sigurisë së Kosovës ka marrë vëmendje të shtuar.

Euronews, shkruan se Kosova, si një shtet i ri me një popullsi prej rreth 1.6 milionë banorësh, vazhdon të mbështetet në praninë ndërkombëtare për mbrojtjen e saj, përfshirë misionet e KFOR-it dhe EULEX-i.

Transformimi i FSK-së nga një forcë e lehtë e sigurisë, e fokusuar në mbrojtjen civile dhe menaxhimin e krizave, në një ushtri me 5,000 trupa aktive dhe 3,000 rezervistë deri në vitin 2028, është një objektiv strategjik për qeverinë Kurti.

Sipas këtij mediumi, për këtë qëllim, Kosova ka nisur blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia, raketave anti-tank Javelin nga SHBA dhe helikopterëve Black Hawk. Po ashtu, planifikohet ndërtimi i një fabrike municionesh dhe një laboratori për dronë.

“Një nga shtyllat e shtetit, përveç territorit, popullsisë dhe qeverisë, është edhe forca ushtarake…Dhe ne nuk po bëjmë asgjë tjetër që nuk po bëjnë vendet e tjera. Në fakt, ne po jetojmë realitetin e kohës sonë ku vendet po konkurrojnë në militarizim”, tha në një intervistë për Euronews, ish-ministrja e Integrimit në BE, Mimoza Ahmetaj e cila gjithashtu shërbeu si ambasadore e Kosovës në Bruksel mes posteve të tjera diplomatike.

Në anën tjetër, NATO dhe Bashkimi Evropian kanë qenë të ndarë në lidhje me këtë proces.

Një zëdhënës i NATO-s tha për mediat se transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe në koordinim me aleatët.

“Ne e kuptojmë aspiratën e Kosovës për të zhvilluar një ushtri, por ky proces duhet të jetë pjesë e një dialogu më të gjerë dhe të ndodhë në harmoni me marrëveshjet ekzistuese”, deklaroi një zëdhënës i NATO-s.

Nga ana tjetër, disa vende të BE-së, si Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë mbështetur fuqishëm Kosovën në këtë proces.

Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, tha:”Një forcë mbrojtëse funksionale është e rëndësishme për sigurinë e çdo shteti sovran. Mbështesim përpjekjet e Kosovës për të zhvilluar një ushtri të aftë për mbrojtje.”

Ndërkohë, pesë vende të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës (Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro) kanë qenë më skeptike, duke theksuar nevojën për më shumë dialog me Serbinë.

Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, tha se Kosova duhet të ketë një ushtri funksionale për të garantuar mbrojtjen e saj.

“Ne nuk mund të mbetemi të varur përgjithmonë nga NATO. Kosova duhet të ketë një ushtri me 5,000 trupa aktive dhe 3,000 rezervistë për të mbrojtur sovranitetin e saj”, tha Kastrati.

Ai shtoi se Kosova tashmë po ndërton fabrikën e parë të municioneve dhe një laborator për zhvillimin e dronëve, për të forcuar industrinë vendore të mbrojtjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 477)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 447)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com