DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Fatmir Limaj kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca kryetar i Prishtinës?

7 Prill 2025
A A
Limaj ia numëron Kurtit premtimet që s’i mbajti: Shkojnë në Mitrovicë pijnë kafe, kqyre Trepçën
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një takim për të diskutuar mundësinë e krijimit të një qeverie të përbashkët.

Megjithatë, takimi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë.

Sidoqoftë, media ka spekuluar për disa kërkesa që Limaj mund të ketë parashtruar gjatë këtij takimi.

Një prej kërkesave që është përmendur në media është posti i Kryetarit të Kuvendit, të cilin Fatmir Limaj ka kërkuar ta mbajë.

Kjo kërkesë ende nuk është konfirmuar, ndërkohë që spekulimet vazhdojnë mbi mundësinë e një koalicioni mes dy partive.

Sot, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka ftuar për takim përmes një letre kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Në letrën që e ka siguruar Insajderi, Abdixhiku ftohet nga Kurti për diskutimin e proceseve të formimit të institucioneve.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së qeverisë, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 09:00 ose 14:00”, thuhet në letër.

Kurti ka lënë dje të nënkuptohet se nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se disa deputetë të pakicave po shantazhohen nga Beogradi.

Nuk dihet nëse e njëjta ftesë i ka shkuar PDK-së dhe AAK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 065)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (301)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com