DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Faton Peci ngrit kallëzim penal ndaj publikuesve të exit-polleve

15 Tetor 2025
A A
PECI
Share on FacebookShare on Twitter

andidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e LVV, Faton Peci ka ngritur kallëzim penal ndaj, Baton Haxhiut, Berat Buzhalës, Lirim Mehmetajt, Visar Imerit, Ilir Mirenës, Valon Sylës, Ermal Pandurit, Valon Fekës dhe Shkumbin Kajtazit për siç thotë ai manipulimeve dhe ndikimit të palejueshëm në votën e qytetarëve.

Ky kallëzim penal vie pas exit-polleve që u publikuan në mediat vendore pas orës 19:00, ku kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ishte fitues pa balotazh në bazë të analizimit të statistikave të exit-polleve, transmeton KosovaPress.

“Pas analizës së thellë të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut dhe shqyrtimit të dëshmive e argumenteve të manipulimeve dhe ndikimit të palejueshëm e kriminal në votën e qytetarëve, njoftojmë opinionin se do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj personave të mëposhtëm: Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Visar Imeri, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Valon Feka, Shkumbin Kajtazi dhe të tjerë për dyshimin e bazuar të Cenimit të Përcaktimit të Lirë të Votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të Falsifikimit të Rezultateve të Votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës. Gjatë fushatës zgjedhore, e veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, pa pritur, ashtu siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet, të përfundojë procesi zgjedhor, disa ”medie“ dhe individë të lidhur me grupe të jashtëligjshme interesi, gjatë tërë ditës kanë ndërmarrë veprime të sinkronizuara – përmes shpifjeve, linçimeve, akuzave të rreme, numrave të manipuluar e duke kulmuar me publikimin e të ashtuquajturve “exit poll” të paligjshëm, që shumë shpejt u dëshmua që jo vetëm që nuk e pasqyrojnë aspak vullnetin real të votuesve në Mitrovicë, por madje qëndrojnë shumë larg”, ka shkruar ai.

Sipas tij qëllimi i këtyre veprimeve ishte kriji i konfuzionit duke tentuar të ndikohet dhe të devijohet siç thotë ai jashtëligjshëm vullneti i qytetarëve në Mitrovicë.

“Qëllimi i vetëm i këtyre veprimeve ishte krijimi i konfuzionit, duke tentuar të ndikojnë dhe devijojnë jashtëligjshëm vullnetin e qytetarëve në Mitrovicë dhe të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet tutje ndër të tjerash në postimin e Pecit në Facebook.

Kujtojmë se nga rezultetet preliminare nga KQZ, Faton Peci ka arritur balotazhin nga vendi i dytë me 47.80% të votave kundrejt kandidatit nga PDK, Arian Tahiri i cili kryeson garën me marzhë të ngushtë me 47.89% të votave.

KATEGORITË

  • Botë (1 119)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 047)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (811)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com