Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit në ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në një postim në Facebook, Hamza tha se “të bashkohemi në frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin”.
“Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit. Le të bashkohemi në frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. U qoftë pranuar agjërimi dhe gëzuar festën, me urime për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë ju”, shkroi Hamza.
