DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

FFK publikon letrën e FIFA-s dhe UEFA-s: Konfirmojmë ndryshimet statutore dhe bëjmë thirrje për proces zgjedhor pa ndërhyrje

28 Janar 2026
A A
FFK publikon letrën e FIFA-s dhe UEFA-s: Konfirmojmë ndryshimet statutore dhe bëjmë thirrje për proces zgjedhor pa ndërhyrje
Share on FacebookShare on Twitter
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë konfirmuar zyrtarisht se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka realizuar ndryshimet statutore në përputhje të plotë me parimet dhe rekomandimet e FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe me Ligjin për Sportin dhe kërkesat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Në një shkresë të përbashkët drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, dy institucionet ndërkombëtare vlerësojnë se amendamentet statutore janë rezultat i një procesi gjithëpërfshirës dhe të koordinuar konsultimi ndërmjet FIFA-s, UEFA-s, FFK-së dhe MKRS-së.
Në letër rikujtohet gjithashtu se përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s kanë qenë të pranishëm në të gjitha kuvendet e FFK-së ku janë miratuar këto ndryshime, me qëllim garantimin e standardeve të qeverisjes. FIFA dhe UEFA theksojnë rëndësinë e respektimit të parimit të pavarësisë institucionale, duke nënvizuar se procesi zgjedhor i FFK-së duhet të zhvillohet pa asnjë ndërhyrje të padrejtë nga palë të treta. Sipas tyre, çështjet që lidhen me qeverisjen dhe anëtarësinë e federatës janë kompetencë ekskluzive e organeve statutare të FFK-së. Po ashtu, FIFA dhe UEFA kanë konfirmuar se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, i cili është planifikuar të mbahet më 5 shkurt 2026, për të vëzhguar zhvillimin e procesit në përputhje me Statutin e FFK-së.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com