DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Fillon procesi i numërimit të votave për deputetë vetëm në katër komuna

11 Shkurt 2025
A A
Fillon procesi i numërimit të votave për deputetë vetëm në katër komuna
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.

Në komunat e tjera, Elezi ka thënë se po bëhen përgatitjet dhe numërimi pritet të nisë nesër.

Për herë të parë, numërimi i votave për kandidatët për deputetë po bëhet në qendrat komunale të numërimit. Secila komunë ka një qendër të tillë.

“Po fillojmë me procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, të cilat janë nga vendvotimet e rregullta në 2533 vendvotime në të gjithë Kosovën. Fillimisht, procesi i numërimit në qendrat komunale të numërimit do të nisë në Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Në komunat e tjera do të nisë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative. Pritet të nisë nesër”, ka thënë Elezi në konferencë për media.

Gjithashtu për herë të parë, përveç procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë, në qendrat komunale të numërimit do të bëhet verifikimi i votave për subjektet politike.

“Kjo do të heqë të gjitha dilemat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare”, ka shtuar Elezi.

Sa i përket numërimit të votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe diasporës, zëdhënësi i KQZ-së ka thënë se do të bëhet në një fazë mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pasi të përfundojë numërimi në qendrat komunale të numërimit.

KATEGORITË

  • Botë (1 111)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 015)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (67)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com