Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në një postim në Instagram, Asllani publikoi një foto bardh e zi ku shihet duke i fshirë lotët me fanellën e Kombëtares, duke shprehur pikëllimin për disfatën.
“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!”, shkroi sulmuesi i Hoffenheim.
