Fondi Rajonal i Sfidave shpall thirjen e katërt për aplikime – Fonde të konsiderueshme për të forcuar aftësitë dhe për të rritur konkurrueshmërinë e Bizneseve në Ballkanin Perëndimor
Institutet e Trajnimit Profesional dhe Sipërmarrjet nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë të ftuara të aplikojnë deri më 6 qershor 2025.
Prishtinë, 11 prill 2025 — Rajonal i Sfidave (RCF) ka hapur zytarisht Thirrjen e Katërt për Shprehje Interesi, duke ftuar konsorciumet e ofrimit të trajnimeve profesionale dhe sipërmarrjet nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të aplikuar për fonde me synim përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve në rajon.
Institutet e Trajnimit Profesional, në bashkëpunim me një minimum prej tre sipërmarrjesh janë të inkurajuar të dorëzojnë aplikimet e tyre për shprehje interesi deri më 6 qershor, 2025, në 23:59. Aplikantët e suksesshëm do të fitojnë akses në fonde të rëndësishme për të mbështetur investimet në pajisje moderne, zhvillimin e infrastrukturës dhe programet e trajnimit bashkëpunues të bazuara mbi mësimin në vendin e punës.
“RCF fuqizon ofruesit e trajnimeve për të pajisur punëtorët me aftësitë që i nevojiten bizneseve – një kontribut me përfitime afatgjata për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi David Piegazki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF).
44 Milion euro të Mobilizuara tashmë për Zhvillimin e Aftësive në të gjithë Rajonin
Që nga lançimi, RCF ka tërhequr mbi 450 aplikantë dhe mbështetur 99 projekte me përafërsisht 44 milion euro të investuara në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Fondi është aprovuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), e cila ofron 64.43 milion euro, me një shtesë prej 10 milion eurosh të bashkëfinancuara nga Qeveria Zviceriane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Banka Gjermane e Zhvillimit KfW administron fondet, ndërsa Forumi I Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF) është i angazhuar me zbatimin e programit.
Instrumentat e rinj për shkëmbimin e njohurive: Lançohet platforma Net4VET
Thirrja e 4-t u lançua gjatë eventit “Shkëmbimi Rajonal i Njohurive të Fondit Rajonal të Sfidave: Fuqizimi i Zhvillimit të Aftësive për Transformimin e Biznesit”, mbajtur online më 7 prill 2025.
Përveç njoftimit mbi thirrjen e re, RCF prezantoi Net4VET – një platformë e dedikuar për shkëmbimin e njohurive online e krijuar për të lidhur bizneset, ofruesit e arsimit profesional dhe palët e tjera të interesuara.
“Jemi të lumtur të prezantojmë Net4VET – një hapësirë e dedikuar për të përshpejtuar shkëmbimin e praktikave model, historive të suksesit dhe inovacionet e modeleve të trajnimit në mbarë rajonin”, tha Frieder Woehrmann, udhëheqës i Njësisë së Menaxhimit të Fondit në RCF.
Aplikantët e mundshëm inkurajohen të eksplorojnë Net4VET për të mësuar nga projektet të cilave u janë akorduar grantet, për të eksploruarmodele inovative bashkëpunimi si dhe për të aksesuar burimet e nevojshme që lidhen me arsimin profesional dhe trajnimin dhe mbi zhvillimin e kapitalit njerëzor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Si të aplikoni
Konsorciumet e ofruesve të trajnimit profesional dhe sipërmarrjeve mund të gjejnë informacion të detajuar mbi kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet për dorëzimin e aplikimevekëtu.
Kalendari i plotë i sesioneve të ardhshme informatuese online përtë gjitha vendet e BP6 – duke përfshirë link-et e regjistrimit është i disponueshëm këtu.
Rreth Fondit të Sfidës Rajonale
RCF është një instrument unik financimi që forcon lidhjen midis arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Nëpërmjet granteve konkurruese, RCF mbështet projektet e trajnimit bashkëpunues dhe atij dual, te cilat zvogëlojnë hendekun midis arsimit dhe punësimit, rrisin mundësinë e punësimit të të rinjve dhe nxisin rritjen ekonomike rajonale.