DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Formimi i qeverisë – Partia Liberale Egjiptiane i kërkon Kurtit një ministri

3 Prill 2025
A A
Formimi i qeverisë – Partia Liberale Egjiptiane i kërkon Kurtit një ministri
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dhënë detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar sot me kryeministrin Albin Kurti, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha ka theksuar se gjatë këtij takimi, ai ka prezantuar një plan program të partisë që ai përfaqëson dhe ka shpjeguar gatishmërinë e tyre për të drejtuar jo vetëm ministri, por edhe pozita të tjera të rëndësishme në qeveri.

“Takimi ka qenë konstruktiv, dhe këtë herë, si parti politike parlamentare, kemi marrë ftesë nga kryeministrin për të diskutuar procesin e mëtejshëm pas zgjedhjeve, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në krijimin e qeverisë. Kurti ka të drejtën e parë për të kërkuar bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm për një qeverisje të re,” tha Berisha.

Ai theksoi se Partia Liberale Egjiptiane ka pasur një histori të gjatë në politikë, që nga vitit 2014, dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi në qeveri për të plotësuar kërkesat e komunitetit egjiptian, që është në fokusin e partisë.

Berisha gjithashtu bëri të ditur se janë të hapur për bashkëpunim, pa ndonjë vijë të kuqe, dhe kanë paraqitur programin e partisë dhe listën e pozicioneve ku janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.

“Përpara datës 15, kemi lënë mundësinë për një takim tjetër. Ne kërkojmë të drejtojmë ministra dhe të marrim përgjegjësi në pozita që mund të ndikojnë në politikat qeveritare dhe në nivele të tjera,” shtoi Berisha.

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane theksoi gjithashtu se qëllimi i tyre është të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të komunitetit egjiptian dhe të ndihmojnë në realizimin e kërkesave të tij.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com