DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Franca çon kriminelët në xhungël, burg i sigurisë së lartë në Guajanën franceze

20 Maj 2025
A A
Franca çon kriminelët në xhungël, burg i sigurisë së lartë në Guajanën franceze
Share on FacebookShare on Twitter

Franca ka njoftuar ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë së lartë në Guajanën Franceze, një territor i saj përtej detit në Amerikën e Jugut, për të strehuar trafikantë të drogës dhe islamistë radikalë. Nisma u bë publike nga ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon.

Sipas tij, institucioni i sigurisë do të ndërtohet në një zonë të izoluar në veri-perëndim të Guajanës Franceze. Burgu pritet të kushtojë rreth 400 milionë euro dhe mund të jetë funksional që në vitin 2028.

Burgu do të ketë kapacitet deri në 500 të burgosur, me një repart të veçantë për kriminelët më të rrezikshëm. “Ky do të jetë një regjim jashtëzakonisht i rreptë, për të neutralizuar trafikantët më të rrezikshëm të drogës”, deklaroi Darmanin për gazetën franceze Le Journal du Dimanche.

Ai tha gjithashtu se kjo qendër do të shërbejë për të ndaluar personat në fillim të zinxhirit të trafikut të drogës, por edhe për të izoluar drejtuesit kryesorë të rrjeteve kriminale që veprojnë në Francën kontinentale. Distanca e madhe nga toka franceze, sipas tij, do t’i bëjë të pamundur komunikimin me rrjetet e tyre.

Vendimi vjen pas një vale sulmesh të dhunshme të lidhura me bandat kriminale, përfshirë sulme të armatosura ndaj burgjeve në Francë. Në disa raste, autorët kanë pretenduar se veprojnë “në mbrojtje të të burgosurve”.

Burgjet në Francë kanë pasur probleme të vazhdueshme me futjen ilegale të celularëve, që përdoren për të ruajtur kontaktet me rrjetet kriminale nga brenda.

Ndërtimi i burgut në Guajanën Franceze është pjesë e një pakete më të gjerë masash të reja anti-krim të qeverisë franceze, që përfshijnë krijimin e një degë të specializuar të prokurorisë për krimin e organizuar, rritjen e fuqisë së hetuesve dhe mbrojtje ligjore të veçantë për informatorët.

Ndërtesa do të ndërtohet në një “kryqëzim strategjik” për trafikantët e drogës, sidomos ata që vijnë nga Brazili dhe Surinami – dy vende që ndodhen pranë kufijve të Guajanës Franceze.

KATEGORITË

  • Botë (1 009)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 968)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (124)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com