DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

6 Maj 2025
A A
Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Share on FacebookShare on Twitter

Friedrich Merz, kreu i CDU-së, është zgjedhur sot kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar në Bundestag, duke siguruar 325 vota pro, të mjaftueshme për të marrë postin më të lartë ekzekutiv në vend.

Më herët gjatë ditës, në një votim të fshehtë të mbajtur në mëngjes, Merz nuk arriti të zgjidhej, pasi siguroi vetëm 310 vota, gjashtë më pak se shumica e nevojshme, pavarësisht se koalicioni qeverisës CDU/CSU dhe SPD zotëronte 328 vende në Parlament.

Sipas Deutsche Welle, kjo situatë përbën një rast të paprecedentë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, pasi kurrë më parë nuk kishte dështuar zgjedhja e një kandidati për kancelar pas zgjedhjeve të Bundestagut dhe negociatave të suksesshme për formimin e koalicionit.

Para nisjes së raundit të dytë, krerët e partive të koalicionit nënvizuan rëndësinë e votimit, duke deklaruar se ky proces dëshmon për “aftësinë së shtetit për të vepruar dhe funksionimin e demokracisë”.

Ndërkohë, zëdhënësi i partisë opozitare Alternativa për Gjermaninë, Bernd Baumann, kritikoi rezultatin e raundit të parë, duke deklaruar se “edhe nëse Merz siguron shumicën në votimin e dytë, kjo tregon se sa i paqëndrueshëm është koalicioni i tij dhe kjo është e kundërta e asaj që i duhet Gjermanisë”.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 714)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com