Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, si pjesë e përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve profesionale në një nga fushat më të ndjeshme dhe strategjike të ushtrisë.
Ky trajnim u zhvillua nën drejtimin e instruktorëve të Regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare dhe u mbështet nga instruktorë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe Komandës së Forcave Tokësore.
“Kursantët u trajnuan në shkathtësitë themelore në fushën e Xhenios Luftarake si: fortifikimet fushore, fortifikimet e objekteve në luftë urbane, kalimin e pengesave ujore, vendosjen dhe çarjen e pengesave me eksploziv, si dhe kalimin e fushave të minuara. Kursi synoi rritjen e kapaciteteve operacionale të kursantëve në fushëbetejë.”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.