DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

FT: Trump i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën dhe Shën Petersburgun

15 Korrik 2025
A A
FT: Trump i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën dhe Shën Petersburgun
Share on FacebookShare on Twitter

Financial Times ka dalë me një raportim të ri, shumë interesant, në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë dhe qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas medias prestigjioze britanike, presidenti Trump e ka inkurajuar liderin ukrainas Volodomyr Zelenskyy që të marrë në konsideratë sulme më të thella brenda territorit rus, përfshirë kryeqytetin Moskë dhe qytetin strategjik Shën Petersburg.

Duke cituar “persona të informuar për diskutimet” dhe një telefonatë mes liderëve më 4 korrik, FT shkruan se Trump i ka thënë Zelensky-t: “A mund të godasësh Moskën?… A mund të godasësh edhe Shën Petersburgun?”

Ndërkohë, sipas raportimit, Zelensky i është përgjigjur: “Absolutisht. Mundemi, nëse na jepni armët.”

Këto detaje bien në kundërshtim të fortë me deklaratat e mëparshme të Trump mbi luftën në Ukrainë, kur dihet se gjatë fushatës së tij, ai është zotuar të “mbyllë konfliktet jashtë vendit” dhe ka kritikuar përfshirjen e SHBA në luftën kundër Rusisë.

Megjithatë, kujtojmë se një ditë më parë, Trump realizoi një marrëveshje me NATO-n për Ukrainën, ku u vendos dërgimi i armëvë të SHBA-së, të financuara nga BE, në ndihmë të saj.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 680)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com