DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Fytyra tjetër e turizmit mjekësor në Shqipëri: jo veç për dhëmbë e flokë, por edhe për të lënë drogën

22 Qershor 2025
A A
Vodhën para në një shtëpi në Mitrovicë, arrestohen tre të mitur
Share on FacebookShare on Twitter

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të trajtimit të varësisë në vend, raporton A2CNN.

“Nga Italia për shembull ka shumë pushues që vijnë si turistë e njëherazi marrin trajtim në qendrat tona”, shprehet Oltion Korreshi.

Në një kohë që shifrat e turistëve rriten, pritshmëritë janë për shtim të mëtejshëm të numrit të të varurve që kërkojnë ndihmë.

“Periudha e verës normalisht e shton fluksin e këtyre personave dhe duhet të themi që numri po vjen në rritje nga viti në vit. Nëse para 3-4 vitesh kishim 30-40, numri është shumëfish më i lartë tani”, shton Korreshi.

Ka edhe nga ata të huaj turistë, që tashmë kanë marrë statusin e rezidentit në Shqipëri në përpjekje për të luftuar varësinë nga droga.

“Një pjesë e konsiderueshme janë rikthime dhe vijë me dokumentacion nga jashtë. janë kryesisht përdorues heroine, por kemi edhe raste të varësisë nga kokaina”, deklaron punonjësi social.

Të dhënat nga qendrat e trajtimit të varësisë nga drogat tregojnë se pjesa më e madhe e të huajve që kërkojnë ndihmë janë të grup-moshës nga 21 e deri në 29 vjeç. Ndërkohë nuk mungojnë as të huajt e ardhur si turistë që shpërndajnë kokainë si në rastin e Kala Festival në Dhërmi në fillim të korrikut.

KATEGORITË

  • Botë (1 079)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (2)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 782)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com