DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gashi (PDK): Qeveria në detyrë po rrezikon organizimin e zgjedhjeve lokale

17 Korrik 2025
A A
Supremja refuzon ankesën e PDK-së; në shqyrtim edhe dy ankesa
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Gashi, anëtari i PDK-së në KQZ, ka thënë se Qeveria në detyrë nuk ka dhënë ende një përgjigje për kërkesën zyrtare që i është adresuar për buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se sot janë bërë një muaj prej kur KQZ-ja e ka adresuar kërkesën e saj në Qeveri.

“Por fatkeqësisht, edhe pas një muaji të plotë, Qeveria nuk ka kthyer asnjë përgjigje, ndonëse kjo përbën jo vetëm një papërgjegjësi institucionale, por edhe shkelje të detyrimit ligjor të përcaktuar në Nenin 113 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ku thuhet qartë: ‘Qeveria e Kosovës financon mbajtjen e zgjedhjeve.’”

“Kjo është një situatë e paprecedentë për KQZ-në, asnjëherë më parë në historinë e proceseve zgjedhore në Kosovë nuk ka ndodhur që një kërkesë për buxhet të injorohet në këtë mënyrë, duke rrezikuar drejtpërdrejt organizimin e zgjedhjeve dhe besimin publik në procesin demokratik”, ka thënë Gashi.

I njëjti ka theksuar se mbledhja e sotme e KQZ-së, në të cilën pritej që të adresohej ky shqetësim, është shtyrë vetëm dy orë para se të mbahej, për shkak të mungesës së përgjigjes nga Qeveria.

“Kjo tregon qartë se organizimi i zgjedhjeve po cenohet me dijeni të plotë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa përgjegjësia po tentohet të bjerë padrejtësisht mbi KQZ-në. Sipas informatave që na janë dhënë, Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së ka përgatitur një raport vlerësues, në të cilin planifikohet rishpërndarja e mjeteve ekzistuese buxhetore, për t’u përdorur për zgjedhjet lokale”.

“Ky veprim nuk është kërkuar dhe as miratuar nga anëtarët e KQZ-së dhe nuk është i mjaftueshëm e as zgjidhje e qëndrueshme. Ne këmbëngulim që Qeveria të përgjigjet zyrtarisht dhe pa vonesa, sepse financimi i zgjedhjeve është detyrim kushtetues dhe ligjor, jo opsion politik”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi në fund se presidentja Vjosa Osmani, publiku kosovar dhe spektri politik duhet të informohen për këtë situatë, sepse sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të mbajë një barrë që s’është e tij.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 736)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com