DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gazetari kroat informon prokurorinë italiane për “lidhjet që Vuçiqi kishte” me “Sarajevo Safari”

18 Nëntor 2025
A A
Samiti i Komunitetit Politik më 16 maj në Tiranë, Vuçiq konfirmon udhëtimin në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i pavarur kroat, Domagoj Margetiq, ka bërë të ditur se ka informuar zyrën e prokurorit publik në Milano me njohuritë që ka për lidhjen e Aleksandër Vuçiqit me “turizmin e snajperëve” në Sarajevë, gjatë kohës së luftës. 

“I kam bashkëngjitur raportit të gjitha provat, videomaterialet, dokumentacionin fotografik, dokumentacionin audio dhe video, si dhe dokumentacionin nga media e asaj kohe, që kam. (Kërkesa u dërgua në origjinal siç është tani)”, ka njoftuar Margetiq në rrjetet sociale.

Sipas tij, aty renditen të gjitha të dhënat konkrete që lidhin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me “safaritë humane” në Sarajevën e kohës së luftës, dhe të cilat, siç ka thënë, pa asnjë dyshim e vendosin atë në kohën dhe vendin e këtyre krimeve në Sarajevën e kohës së luftës.

Javën e kaluar, është bërë e ditur se prokurorët e Milanos kanë hapur hetimin e tyre ndaj të veprimeve të kohës së luftës në Sarajaveë, ashtuquajtur  “Sarajevo Safari”.

Hapja e hetimeve ka nisur pasi gazetari dhe romancieri italian, Ezio Gavazzeni ngriti një padi ligjore me akuzat se italianët dhe të huaj të tjerë kishin paguar anëtarë të forcave serbe të Bosnjës për t’u transportuar në Sarajevë dhe për të qëlluar mbi civilët, një veprim që disa e quanin “turizëm snajperësh”.

Gavazzeni tha se ishte frymëzuar të hetonte akuzat pasi pa një dokumentar të vitit 2022, “Sarajevo Safari”, nga regjisori slloven Miran Zupaniq.

Rreth 11,000 civilë u vranë nga granatimet dhe të shtënat me snajper nga pozicionet e ushtrisë serbe të Bosnjës në kodrat përreth qytetit të rrethuar gjatë luftës së viteve 1992-95, që pasoi shpalljen e pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

KATEGORITË

  • Botë (1 177)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 876)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (13)
  • rajon (4)
  • Showbiz (83)
  • Sport (159)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (993)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by:

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: